City nuk ka të ndalur, Citizens mposhtin Tottenhamin

Manchester City ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit në Premier League.

Skuadra e Pep Guardiola-s ka marrë fitoren e 15 radhazi në kampionat pasi ka mundur 3-0 në shtëpi Tottenham.

Një tjetër paraqitje bindëse nga Qytetarët pas triumfit 4-1 të marrë në shtëpinë e Liverpool-it para 6 ditësh.

Protagonisti i ndeshjes së luajtur në Etihad Stadium ka qenë Ilkay Gundogan, autor i dy golave dhe një asisti. Lajmi i vetëm i keq për mesfushorin e City-t ka qenë dalja e detyruar nga fusha në minutën e 69-të për shkak dëmtimi.

Më 11 golat e realizuar në këtë sezon të Premier League, Gundogan është bërë gjermani i vetëm që shënon kaq shumë në këtë kompeticion pas Jürgen Klinsmann (20) dhe Uwe Rosler (15), të dy në sezonin 1994-95.

City, që ka edhe një ndeshje për të rikuperuar, kryeson renditjen e Premier League me 53 pikë, shtatë më shumë se ndjekësi më i afërt, Leicester.

Vështirësohet situata e Tottenham, që mban vendin e tetë me 36 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here