Messi dhuron show, Barcelona shpartallon Alavesin

Barcelona ka marrë një fitore të thellë 5-1 ndaj Alaves dhe është ngjitur në vendin e dytë të La Liga-s, duke parakaluar Real Madrid falë një diference më të mirë golash.

Protagonisti i ndeshjes së Camp Nou ka qenë Leo Messi, autor i dy golave të mrekullueshëm. Dy gola edhe për sulmuesin e ri Trincao.

Junior Firpo ka realizuar golin e pestë, ndërsa Tijoa ka qenë autori i golit për miqtë.

Protagonist edhe Griezmann, me dy asistete e dhënë për golin e katërt dhe të pestë të katalanasve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here