Mediat italiane kanë vërtetuar se Juventus është duke kërkuar transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Ansu Fati i cili do të zërë vendin e Cristiano Ronaldos.
Zonja e Vjetër ka një simpati të madhe për 18 vjeçarin e Barcelonës dhe është e gatshme për sakrifica financiare për ta sjellë atë në Torino.
Mundo Deportivo nëpërmjet burimeve të veta zbuloi që Juventus është e gatshme që për blerjen e tij të shpenzojë deri në 80 milionë euro.
Mirëpo bindja e katalanasve nuk do të jetë aspak e lehtë pasi ai ka një klauzolë për tu larguar klubit prej 400 milionë eurosh.