Bombë nga Spanja: Lautaro shkëmbehet me yllin e La Ligas!

Edhe merkatoja e verës pritet që të ketë në fokus më së shumti shkëmbimet e futbollistëve dhe tashmë po bëhet gati që në Spanjë të sillet Lautaro Martinez tek skuadra e Atletico Madrid.

Diego Simeone kërkon transferimin e bashkëkombasit të tij në Wanda Metropolitano dhe për të arritur një gjë të tillë është i gatshëm për të falur shërbimet e Joao Felix.

Siç shkruan e përditshmja spanjolle Don Balon, një shkëmbim i tillë mund të jetë i arritshëm për shkak se Antonio Conte pëlqen Romelu Lukakun para argjentinasit.

Ndërsa nga ana tjetër El Cholo beson se Lautaro është futbollisti ideal që po kërkon për skuadrën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here