Mesfushori i skuadrës së Celta Vigos, Renato Tapia është duke tërhequr vëmendje nga shumë skuadra të mëdha pasi ka zhvilluar ndeshje shumë të mira këtë sezon.
Siç raporton e përditshmja spanjolle AS, të interesuara për të janë skuadrat e Atletico Madrid, dhe Paris Saint Germain.
Të 3 skuadrat e mëdha janë në garë për 25 vjeçarin i cili aktualisht ka një kontratë me Celta Vigon deri në vitin 2024.
Tapia këtë sezon ka arritur të zhvillojë plot 24 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Celta Vigon.