Bayern Munich ka arritur transferimin e Dayot Upamecanos nga RB Leipzig për një shifër prej 42,5 milionë eurosh për një kontratë 5 vjeçare.
Bayern ka qenë në garë për të siguruar shërbimet e tij para shumë skuadrave të mëdha europiane dhe duket se ja arriti një gjëje të tillë.
Pas tij ishin vënë emra si Manchester United, Chelsea, Real Madrid mirëpo në fund 22 vjeçari vendosi që karierën ta vazhdojë përsëri në Bundesliga, kësaj rradhe tek kampionët bavarezë.