Messi është i lumtur tek Barcelona!

Ronald Koeman raporton se Lionel Messi është shumë i lumtur tek skuadra e Barcelonës përkundër zërave të shumtë në merkato.

Messi e çoi në 15 numrin e golave të shënuar në La liga nga 20 ndeshje të zhvilluara këtë sezon pasi mbrëmjen e djeshme kundër Alaves shënoi 2 herë në fitoren 5-1.

Argjentinasi akoma po përflitet se mund të largohet gjatë kësaj vere për arsye se ka vetëm edhe 5 muaj kontratë mirëpo Koeman deklaron që ai është i lumtur në Camp Nou dhe është duke i pëlqyer progresi që skuadra katalanase po bën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here