Real Madrid është në kërkim të një qendërmbrojtësi, pasiqë njëri nga dyshja Ramos-Varane pritet të largohet nga Santiago Bernabeu.
Los Blancos nuk kanë arritur marrëveshje me Ramos për rinovimin e kontratës, ndërsa së fundmi janë shtuar zërat edhe për largimin e Varane.
Mediat angleze sot kanë raportuar se Madrilenët kanë piketuar mbrojtësin e Manchester Cityt, Aymeric Laporte, si përforcimin ideal për vijën e mbrojtjes.
Laporte nuk është i kënaqur me statusin e tij te City dhe dëshiron largimin nga Etihad.
Citizens janë të gatshëm ta lënë të lirë dhe Reali do të duhet të paguaj 50 milionë euro për kartonin e tij.