Shkëmbim spektakolar: Dy yjet e Interit në Madrid, ndërsa dyshja e Atleticos në Milano

Inter dhe Atletico Madrid kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e verës.

Kriza e shkaktuar nga Covid-19 ka bërë që klubet të shqyrtojnë opsionet për shkëmbim të lojtarëve në merkato.

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Atletico Madrid synon transferimin e Arturo Vidal dhe Milan Skriniar.

Colchoneros janë të gatshëm që tia ofrojnë Interit në këmbim Hector Herrerran dhe Stefan Savic.

Neroaxurët janë të gatshëm që ta lënë Vidalin të largohet në këmbim të Herreras, mirëpo nuk dëshirojnë të heqin dorë nga Skriniar, i cili është rikthyer në formë.

Sipas Don Balon, Inter nuk ia ka mbyllur derën këtij shkëmbimi të dyfishtë, mirëpo për ta lënë të lirë Skriniarin, Atletico do të duhet të paguaj edhe një shumë parash përveç kartonit të Savic.

Neroaxurët ia kanë kërkuar Atleticos edhe një shumë prej 20 milionë eurove. Bisedimet kanë filluar dhe palët janë optimiste për arritjen e marrëveshjes, shkruan Don Balon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here