Bayern Munich është duke bërë gati planet për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Siç raporton e përditshmja britanike Daily Mail, objektivi i rradhës për bavarezët është mbrojtësi i Norwich, Max Aarons.
Mbrojtësi i krahut të djathtë aktualisht me skuadrën e tij Norwich janë duke garuar në kategorinë e dytë angleze, Championship.
Por Bayern nuk është e vetmja skuadër që ka treguar interesim për të pasi në garë për të janë edhe skuadrat e Manchester United dhe Barcelonës.
Së fundmi kampionët gjermanë arritën që të siguronin shërbimet e mbrojtësit të RB Leipzig, Dayot Upamecano.