Sevilla interesohet për Minaminon!

Sulmuesi i Liverpool, Takumi Minamino, është shndërruar në një objektiv të rëndësishëm për skuadrën e Sevillas, raporton e përditshmja spanjolle Fichajes.

Skuadra spanjolle është një fanse e kahershme e sulmuesit 26 vjeçar dhe tashmë kanë mundësinë e artë për transferimin e tij pasi Liverpool e vlerëson atë me një çmim prej vetëm 10 milionë eurosh.

Minamino aktualisht është duke e kaluar pjesën e mbetur të sezonit 2020-2021 si i huazuar tek Southampton, por në fund të këtij sezoni pritet që të arrihet një marrëveshje përfundimtare për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here