Formacionet zyrtare: Porto – Juventus

Mbrëmjen e sotme do të luhen 2 ndeshje të tjera të fazës së 1/8 të UEFA Champions League, Porto-Juventus dhe Sevilla-Dortmund. Kur ka mbetur edhe pak nga fillimi i sfidave ekipet kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Andrea Pirlo ka surprizuar me titullarët e zgjedhur, teksa ka lënë në stol Alvaro Moratan dhe Paulo Dybalan, me këtë të fundit që sapo është rikthyer nga dëmtimi. Në sulm do të luajë Cristiano Ronaldo, i cili do të mbështetet nga Kulusevski dhe Chiesa. Në mbrojtje dyshja e qendrës i është besuar Chiellini-De Ligt.

Sa i përket Portos nuk ka surpriza, me portugezët që i kanë shpresat te dyshja e sulmit Marega-Taremi. Në sfidën tjetër Sevilla-Dortmund, dy trajnerët kanë hedhur formacionet më të mira në fushë. Lopetegui i ka besuar Papu Gomez nga minuta e parë, i cili luan në sulm me Suson dhe En Nesyrin, ndërsa te Dortmund Haaland mbështetet nga Reus dhe Sancho.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here