Juventus mposhtet nga Porto, Dortmundi përmbys Sevillan

Juventusi humbi 2-1 përballë Portos në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ave të Championsit, por mbetet në lojë për kualifikimin.

Goli i Federico Chiesas në minutën e 82-të, kur vendësit po udhëhiqnin 2-0 me finalizime të Taremit (2’) dhe  Maregas (46’) ktheu entuziazmin në kampin bardhezi, pasi u shmang një rezultat shumë i vështirë për t’u përmbysur në “Allianz Arena”. Nuk mundi të linte shenjë në këtë përballje Cristiano Ronaldo, i cili pretendoi për 11-metërsh në minutat shtesë, por nuk ishin të këtij mendimi gjyqtarët.

Fitore premtuese e Borussias së Dortmundit 2-3 në fushën e Sevillas. Pavarësisht se andaluzët kaluan në epërsi që në minutën e shtatë me Susos, verdhezinjtë, të udhëhequr nga Haaland arritën të përmbysnin shifrat që në pjesën e parë. Golin e barazimit për Dortmundit e realizoi Dahoud (19’), më pas skenën e rrëmbeu talenti norvegjez me dy gola të shënuar në minutat 27 dhe 43.

Në pjesën e dytë Sevilla u kthye në lojë me finalizimin e de Jong (84’), por minutat e mbetura ishin të pamjaftueshme për vendësit për të shmangur humbjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here