Mbrojtësi i skuadrës së Bragas, David Carmo është shndërruar në një objektiv të rëndësishëm për Real Madridin, raporton AS.
21 vjeçari i cili u përfolë shumë për një transferim tek Liverpool gjatë janarit që lamë pas ka një klauzolë prej 40 milionë eurosh për këdo që dëshiron transferimin e tij.
Carmo këtë sezon ka zhvilluar plot 25 ndeshje me Bragën në të gjitha kompeticionet dhe aktualisht ka një kontratë që skadon edhe 4 vite.