Ish sulmuesi i Topçinjëve, Kevin Campbell është duke e mbështetur dhe këshilluar ish skuadrën e tij që të blejë përfundimisht shërbimet e Martin Odegaard nga skuadra e Real Madrid.
Norvegjezi ka 6 vite që është pjesë e Los Blancos mirëpo asnjëherë nuk ka arritur ta stabilizojë pozitën e tij tek kjo skuadër duke kaluar disa sezone si i huazuar.
Ai tashmë është përshtatur mjaft mirë tek londinezët dhe ka mbetur që gjatë kësaj vere përfaqësuesit e dy skuadrave të ulen të diskutojnë për çmimin e kartonit të tij.