Bombë: Lautaro tek Chelsea, ylli i Bluve tek Neroazzurët!

Intriga angleze tek Interi për shërbimet e Lautaro Martinez pasi tashmë Chelsea ka ardhur me një ofertë të parezistueshme që mund të jetë shumë fitimprurëse për Neroazzurët.

Blutë e Londrës janë të gatshëm që të ofrojnë plot 55 milionë euro dhe shërbimet e Emerson Palmierit për të bindur drejtuesit zikaltër për ta lënë atë që të largohet.

Mirëpo kjo nuk është e gjitha pasi në këtë marrëveshje mund të përfshihet edhe Kepa Arrizabalaga i cili mund të huazohet për 2 vite tek Inter dhe pastaj kjo skuadër të ketë të drejtë blerjeje për të.

Kjo mund të ishte edhe një zgjidhje për Interin që është duke e shqyrtuar këtë mundësi me shumë kujdes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here