Merkatoja e Milanit, super goditje nga Chelsea!

Një ‘dhuratë’ mund të bëhet nga Chelsea për skuadrën e Milanit edhe pse pa dëshirën e skuadrës londineze.

Bëhet fjalë për futbollistin Hakim Ziyech, i cili kur u transferua nga Ajax tek Chelsea ishte një prej blerjeve më të bujshme të Bluve të Londrës mirëpo tashmë pas disa muajve gjërat nuk po duken aspak siç pritej.

Kjo pritet të jetë mundësia e artë për Paolo Maldinin për të transferuar një futbollist shumë të talentuar për një kosto më të ulët sesa normalisht.

27 vjeçari i kushtoi Chelseas hiç më pak se 40 milionë euro mirëpo tek Milan ai mund të vijë për një shumë më të vogël se 30 milionë euro dhe bisedimet priten të fillojë gjatë kësaj vere.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here