Pa marrëveshje me PSG, Mbappe transferohet në Serie A?!

Akoma nuk është arritur asnjë marrëveshje në mes të Paris Saint Germain dhe Kylian Mbappe për rinovimin e kontratën e cila i skadon në vitin 2022.

Në mes të gjitha skuadrave të interesuara në këtë garë qëndron edhe Juventus e cila ka si ‘armë’ shtesë Cristiano Ronaldon, i cili është futbollisti më i pëlqyer nga Mbappe.

Por një gjë e tillë do të thotë një sakrificë e madhe financiare për Zonjën e Vjetër e cila mund të tentojë blerjen e tij por ndoshta pas një viti duhet të shkëpusë marrëdhëniet me Ronaldon i cili aktualisht përfiton plot 31 milionë euro në sezon.

Mbappe nga ana tjetër fiton rreth 18 milionë euro në sezon dhe për ta transferuar atë duhet që të bëjë gati një ofertë më të lartë sesa që aktualisht është duke marrë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here