Memphis Depay në Serie A por jo tek Milan!

Memphis Depay është padyshim njëri prej sulmuesve më të kërkuar vitin e fundit ku verën e kaluar Barcelona dhe AC Milan ishin shumë të interesuara për të siguruar shërbimet e tij.

Juventus tashmë ka hyrë në garë dhe po mendon seriozisht sjelljen e tij në Torino për të sjellë një sulmues të denjë për tju bashkangjitur Cristano Ronaldos.

Zonja e Vjetër ka tashmë mundësinë e artë për transferimin e sulmuesit holandez pasi Barcelona gjendet në një pozitë të vështirë ekonomike.

Biankonerët janë duke bërë gati një ofertë prej 20 milionë eurosh për Lyon dhe një pagë prej 5 milionë eurosh për 27 vjeçarin që mendohet se do të jetë e mjaftueshme për ta bindur atë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here