Shkëmbim spektakolar: Skriniar në Madrid, ylli i Realit në Milano

Inter dhe Real Madrid kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e verës.

Njëri nga lojtarët që po shkëlqen te Interi kohët e fundit është Milan Skriniar. Mbrojtësi sllovak është në formë perfekte dhe me paraqitjet e tij ka zgjuar interesimin nga gjigantët europian.

Sipas raportimeve të fundit, Real Madrid ka piketuar Skriniarin si pasuesin ideal të Sergio Ramos dhe Los Blancos kanë gati ofertën joshëse për Interin.

Madrilentë janë të gatshëm tia ofrojnë Interit kartonin e Eder Militaos si dhe 20 milionë euro në këmbim të Skriniar.

Edhe pse Skriniar është njëri nga lojtarët kyç te Interi, Neroaxurt pritet ta pranojnë ofertën e Realit, pasiqë klubi është në krizë financiare.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here