Super shkëmbim: Umtiti në Olimpico, ylli i Romës te Barcelona

Samuel Umtiti është njëri nga lojtarët që sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit.

Francezi ka zhgënjyer me paraqitjet e tij këtë sezon dhe nuk bën pjesë në planet e drejtuesve.

Sipas portalit të njohur spanjoll Don Balon, Barcelona planifikon tia ofrojë Romës Umtitin në këmbim të Mancinit.

Mancini po shkëlqen te Roma këtë sezon dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.

Përveç Umtitit, Barcelona do të ofrojë edhe një shumë parash për të joshur Romën që ta pranojë ofertën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here