Ronald Koeman e ka mbushur kupën me humbjen ndaj Paris Saint Germain 1-4 në shtëpi në kuadër të Champions League dhe kjo gjë nuk do të kalojë pa pasoja nga drejtuesit katalanas.
Në fund të këtij sezoni skuadra e Barcelonës pritet të marrë vendime për të ndryshuar komplet stolin e saj dhe Massimiliano Allegri është emri favorit për të marrë drejtimin e Blaugranave.
Qysh prej largimit nga Juventusi ai nuk ka marrë drejtimin e asnjë skuadre tjetër dhe tashmë duket se katalanasit do ti ofrojnë mundësinë e artë për të rifilluar karierën e tij.
E vetmja gjë që mund ta shpëtojë Koemanin është që të fitojë La Ligan por edhe aty ka një diferencë prej 8 pikësh me Atletico Madrid e cila ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.