Juventus kërkon rikthimin e ish yllit të saj!

Juventus duke parë ndeshjet që po zhvillon këtë sezon sulmuesi Moise Kean tek Paris Saint Germain është zhgënjyer shumë për shitjen e tij tek Everton dhe këtë verë mund të vendosë për rikthimin e tij.

Një ‘ndihmesë’ për të mund të bëjë edhe Lionel Messi pasi në qoftë se ai vendosë që të transferohet tek PSG atëherë hapësirat për Keane do të ishin shumë të vogla dhe Zonja e Vjetër do ishte një opsion i pëlqyer nga ai.

Shitja e tij tek Everton i siguroi Zonjës së Vjetër plot 30 milionë euro në arkat e saj por tashmë gjërat kanë ndryshuar pasi reparti i sulmit nuk po funksionon siç duhet dhe një ndërhyrje në merkato po kërkohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here