Oferta prej 80 milionë eurove ka arritur, Pedri te gjiganti europian

Barcelona të martën u mposht nga PSG me rezultat 1-4 duke thelluar kështu krizën edhe më tepër.

Blaugranët janë në krizë financiare dhe klubi rrezikon falimentimin, prandaj në verë priten disa largime për të shpëtuar klubin.

Portali i njohur spanjoll Don Balon, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke raportuar se Bayerni i Mynihut ka përgatitur një ofertë prej 80 milionë eurove për Pedrin.

Pedri po shkëlqen te Barcelona këtë sezon dhe është titullar i padiskutueshëm, mirëpo Katalanasit mund ta sakrifikojnë atë në verë.

Don Balon, shkruan se Bavarezët janë të vendosur për transferimin e Pedrit dhe besojnë se Barcelona do ta pranojë ofertën prej 80 milionë eurove.

Mbetet ta shohim nëse Barcelona do të heq dorë nga mesfushori 18-vjeçar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here