United synon transferimin e Coman pas dështimit me Sanchon

Jadon Sancho ishte objektivi kryesorë i Manchester United për një kohë të gjatë, mirëpo Djajtë e Kuq nuk po arrijnë të sigurojnë shërbimet e tij.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat gjermane, Manchester United ka kthyer vëmendjen kah Kingsley Coman.

Coman ka luajtur 24 ndeshje këtë sezon te Bayerni dhe ka realizuar gjashtë gola. Djajtë e Kuq e shohin 24-vjeçarin, si përforcimin ideal për vijën e sulmit.

Francezi ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 60 milionë euro, shifër aspak problematike për Djajtë e Kuq.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here