Shkëmbim spektakolar: Ylli i Arsenalit në Milano, ndërsa dyshja e Interit në Emirates

Arsenal dhe Inter kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e verës.

Mediat angleze kanë lëshuar sot një lajm bombastik, duke raportuar se Inter dhe Arsenal mund të shkëmbejnë yjet e tyre në merkaton e verës.

Bëhet fjalë për një shkëmbim mes Alexandre Lacazette dhe dyshes së Interit, Sensi-Sanchez.

Lacazette pëlqehet shumë nga Neroaxurët dhe për të siguruar shërbimet e tij janë të gatshëm tia ofrojnë Arsenalit kartonin e Sanchez dhe Sensit.

Topçinjtë nuk ia kanë mbyllur derën këtij shkëmbimi, pasiqë Sensi pëlqehet nga Arteta.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here