Atletico zhgënjen përsëri, Colchoneros mposhten nga Levante

Levante është kthyer në makth për Atletico Madrid, teksa brenda shumë pak ditëve i ka marrë 4 pikë.

Pas barazimit 1-1 në mesjavë, ekipi i Simeones është mposhtur 0-2 në shtëpi ndaj Levantes, duke rihapur më shumë se kurrë La Ligan.

Një gol i Morales në pjesën e parë i dha avantazhin miqve. Nga ana tjetër, Atletico u përpoq të merrte të paktën 1 pikë, por nuk arriti të konkretizojë asnjë nga rastet e shumta që krijoi përpara portës dhe në fund të sfidës pësoi edhe golin e dytë nga De Frutos, me ndeshjen që u mbyll 0-2.

Kështu, Atletico ngec përsëri dhe tashmë e sheh veten vetëm 6 pikë përara Realit të Madridit, ndërsa Barcelona është 9 pikë më pak, por me një ndeshje për të luajtur. La Liga duket se është rihapur tërësisht tashmë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here