Merkatoja e verës, Conte ëndërron super shkëmbimin me Chelsean!

Në merkaton e kësaj vere Antonio Conte ka të drejtë që të ëndërrojë shumë pasi disa opsione të jashtëzakonshme janë në dorën e tij.

Njëri prej tyre është padyshim ai i N’Golo Kante, të cilin e kërkoi me ngulm edhe gjatë verës së kaluar mirëpo që nuk mundi ta transferoj shkaku i refuzimit nga drejtuesit e Chelseas.

Por tashmë në Londër është një situatë krejt ndryshe pasi Tuchel është i gatshëm ta largojë atë.

Gjermani është i gatshëm për bisedime me Conten në qoftë se Inter është e gatshme për një shkëmbim në mes të Kantes dhe Milan Skriniar.

Sllovaku është përfolur shumë për një largim të mundshëm gjatë kësaj vere dhe tashmë me këtë opsion në tavolinë duket se është duke kaluar muajt e fundit tek Neroazzurët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here