Barcelona sot shpërdoroi mundësinë për ta ngushtuar diferencën me Atleticon.
Katalanasit barazuan me Cadizin në Camp Nou dhe kriza në dhomat e zhveshjes vazhdon të thellohet.
Barcelona po vuan shumë në mbrojtje, por edhe në vijën e sulmit. Skuadra nuk ka një qendërsulmues dhe Koeman ka piketuar disa emra për merkaton e verës.
Emri i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Koeman është Brian Brobbey. Sulmuesi holandez do të largohet nga Ajaxi në fund të sezonit dhe Barcelona mund ta transferojë atë me parametra zero.
Brobbey ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian me paraqitjet e tij, ndërsa agjenti i tij Mino Raiola, njihet për marrëdhëniet e mira me Joan Laportan.