Manchester City nuk e ka ndërmend ta shesë De Bruyne

Manchester City nuk e ka ndërmend ta shesë Kevin De Bruyne në verë, sipas gazetarit të njohur italian Fabrizio Romano.

Mesfushorit belg i skadon kontrata me Citizens në vitin 2023 dhe së fundmi kanë filluar spekulimet për largimin e tij nga Etihad. Mirëpo drejtuesit e Cityt synojnë ta bindin atë duke i ofruar kontratë të re.

De Bruyne ka luajtur 24 ndeshje këtë sezon, ka realizuar tre gola si dhe ka bërë 15 asistime.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here