Sergio Aguero në Serie A!
Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero do të largohet nga klubi pas dhjetë viteve në Etihad.
Argjentinasit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe në verë do të jetë futbollist i lirë.
Sipas raportimeve të fundit nga Anglia, Aguero do ta vazhdojë karrierën në Itali tek Interi.
Neroaxurët e kanë piketuar argjentinasin si përforcim ideal për vijën e sulmit dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë pagë më të lartë për të mposhtur konkurencën.