Juventus transferon me parametra 0 yllin e Manchester United!

Juventus është në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit të United, Juan Mata por nuk është e vetme në garë pasi pas Zonjës së Vjetër qëndrojnë Inter dhe Roma gjithashtu.

Për të tri skuadrat italiane një afrim i tillë në skuadër do të ishte një ndihmesë e madhe pasi spanjolli është një futbollist shumë teknik dhe i shkathët.

Këtë sezon me United ka zhvilluar vetëm 8 paraqitje në të gjithë sezonin dhe ky ka qenë sinjali që ai tashmë është në kërkim të një skuadre të re.

Spanjolli ka një kontratë që skadon në këtë qershor dhe kjo tashmë është mundësia ideale për Paraticin pasi edhe vetë Mata preferon një transferim tek Zonja e Vjetër për shkak të historisë së klubit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here