PSG ka gati ofertën për Alaba!

Kampionët francezë janë të vendosur për të firmosur me mbrojtësin e Bayern Munich, David Alaba.

Paris Saint Germain mësohet se tashmë i ka ofruar një kontratë të re mbrojtësit austriak të bavarezëve për të vazhduar karierën në Parc des Princes, raporton Sky Germany.

Alaba ka konfirmuar që në fund të këtij sezoni dëshiron që të largohet nga Allianz Arena pasi kontrata e tij skadon pikërisht në qershor të këtij viti dhe nuk ka kurfarë qëllimi për të rinovuar.

Nasser Al-Khelaifi ka filluar tashmë bisedimet për transferimin e tij dhe duhet të nxitojë nëse dëshiron blerjen e tij për shkak që vetë futbollisti preferon transferimin tek Real Madrid nëse një ofertë e tillë do të mbërrijë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here