Roma gjen ‘diamantin’ e saj për 30 milionë euro!

Pa marrë parasysh faktin që marrëdhëniet në mes tij dhe trajnerit Paolo Fonseca janë qetësuar, Edin Dzeko përsëri do të largohet gjatë kësaj vere nga kryeqyteti italian.

Siç shkruajnë mediat e afërta me klubin roman, në radarë të skuadrës Giallorosse tashmë ka rënë sulmuesi i Benficas, Darwin Nunez.

Uruguajani ka debutuar këtë sezon me Benfican duke arritur kështu që të shënojë plot 12 gola në 32 takime duke ngjallur kështu interesim nga shumë skuadra të mëdha europiane.

Siç e vlerësojnë shumë ekspertë ai ka potencial që të bëhet njëri prej sulmues më të mëdhenj në Europë dhe çmimi i tij prej 30 milionë eurosh është shumë lehtë i arsyetueshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here