Milenkovic vlerësohet 30 milionë funta për United!

Qendër-mbrojtësi i Fiorentinës tashmë ka një çmim për secilën skuadër që dëshiron të sigurojë shërbimet e tij gjatë kësaj vere.

Gazetari Constantin Eckner raportoi se Manchester United është shumë e interesuar për të siguruar shërbimet e Nikola Milenkovic dhe për këtë arsye tashmë Fiorentina i ka vënë atij një çmim prej 30 milionë funtash.

Ky lajm vjen menjëherë pasi Sky Sports Germany raportoi që Borussia Dortmund nuk është më në garë për shërbimet e tij.

Milenkovic ka qenë një objektiv i Milanit gjatë verës së kaluar por duket se me kalimin e kohës ky interesim për të është zbehur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here