PSG kërkon të nënshkruajë një parakontratë me Wijnaldum!

Drejtori sportiv i skuadrës së Paris Saint Germain, raportohet se është duke lëvizur për të arritur një lloj parakontrate me mesfushorin e skuadrës së Liverpool, Giorginio Wijnaldum.

Me një kontratë që i skadon në qershor, ai është i lirë të negociojë me cilën do skuadër që dëshiron për një kontratë të re.

Në këtë garë parisienët nuk janë të vetëm pasi interesim për holandezin ka shfaqur edhe Barcelona e cila është e gatshme për transferimin e tij gjatë kësaj vere dhe Leonardo duhet të tregohet më i shkathët sesa katalanasit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here