Para dhe një yll të skuadrës së United për Brozovic, Marotta pajtohet!

Një ide e re ka lindur nga Djajtë e Kuq pasi janë duke përgatitur një ofertë të re për të bindur Interin që të lërë Marcelo Brozovic të largohet këtë verë nga kjo skuadër.

United është e gatshme që të ofrojë shërbimet e ish mbrojtësit të Portos, Alex Telles.

Ky i fundit ka një vlerë prej afro 20 milionë eurosh ndërkohë që kroati vlerësohet diku rreth 30 milionë euro gjë që nënkupton që skuadra angleze duhet të ofrojë të paktën edhe 10 milionë euro për të bindur Beppe Marottan për të filluar bisedimet.

Brozovic është një futbollist shumë fizik dhe temperamenti i tij do të sillte më shumë konkurencë në mesfushën e skuadrës së Solskjaer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here