Refuzon madrilenët, mundësia e artë për Milanin!

Milan tashmë ka mundësinë ideale për transferimin e sulmuesit anësor të Real Madrid, Lucas Vasquez.

Ky i fundit mësohet se ka refuzuar një ofertë të bërë nga skuadra madrilene e cila i ofronte atij një kontratë 3 vjeçare dhe një pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon, mirëpo një gjë e tillë nuk bindi atë.

Tashmë negociatat janë ndërprerë dhe Rossonerët kanë mundësinë e artë për të siguruar shërbimet e tij por për të arritur këtë gjë duhet që të bëjnë gati një ofertë më të majme.

Castillejo pritet që gjatë kësaj vere të largohet dhe me shitjen e tij mund të rriten mundësitë financiare të kuqezinjëve për ti ofruar një pagë më të lartë atij dhe ta bindin për tu transferuar në San Siro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here