Padyshim që kjo verë do të ketë surpriza të mëdha në merkato edhe për shkak të krizës ekonomike dhe skuadrat do të detyrohen që të falin yjet e saj tek rivalët e tyre.
Njëri prej tyre pritet që të jetë edhe Douglas Costa, i cili nuk është më në planet e Bayern Munich dhe rikthimi i tij në Serie A duket punë e kryer.
Vetë braziliani nuk e shikon më veten tek skuadra e Juventusit për shkak të mungesës së hapësirës për një vend në formacionin e Pirlos.
Maldini është duke punuar shumë në këtë aspekt dhe pritet që të realizohet me sukses transferimi i brazilianit i cili u kërkua edhe gjatë këtij janari mirëpo pa sukses.
Castillejo dhe Saelemaekers mund të largohen këtë verë për të krijuar hapësirën e duhur për ardhjen e tij dhe akoma nuk dihet shifra që mund të kërkojë Zonja e Vjetër për shërbimet e tij.