Joan Laporta përkrahë Koemanin si trajner nëse ky zgjidhet president!

Kandidati për president, Joan Laporta ka deklaruar që Ronald Koeman do të jetë i sigurt në postin e trajnerit të kësaj skuadre në qoftë se ai do të zgjidhet president i Barcelonës.

Gjatë muajit të ardhshëm pritet të mbahen zgjedhjet presidenciale tek katalanasit dhe Laporta është favoriti kryesor për të marrë këtë post.

Laporta gjithashtu preferohet nga Lionel Messi pasi ishte pikërisht nën drejtimin e tij kur argjentinasi debutoi me fanelën e katalanasve.

Ai ka premtuar se nëse do të vijë në krye të skuadrës do të sjellë në skuadër disa emra të mëdhenj europian për të rikthyer katalanasit aty ku e kanë vendin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here