Real Madrid e gatshme të dëgjojë ofertat për Varane!

Kjo merkato verore është mundësia e fundit e Real Madrid për të siguruar një shifër të madhe parash nga shitja e mundshme e Raphael Varane.

Real Madrid është shprehur e gatshme për të dëgjuar ofertat që mund të vijnë në drejtim të qendër mbrojtësit, Raphael Varane.

Mbrojtësi francez ka një kontratë me Los Blancos që vlen deri në vitin 2022 dhe deri më tani nuk ka shfaqur ndonjë interesim për të rinovuar.

Nëse merret vendimi për tu larguar atëherë kjo verë do të jetë mundësia e vetme për skuadrën e Florentino Perez për të arkëtuar një shumë të caktuar parash nga shitja e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here