Verona kthehet në makth për Juventusin, Biankonerët ndalen përsëri

Verona duket se është kthyer në makth për Juventusin dhe ashtu si në fazën e parë e ndal në barazim 1-1.

Një barazim që i jep një goditje shpresave të bardhezinjve për t’u afruar me Milanin dhe Interin që kryeson i vetëm.

Ndeshja nisi e luftuar dhe me raste, por pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol, ku ishte i zakonshmi Cristiano Ronaldo që kaloi në avantazh Juventusin. Portugezi mori një pasim perfekt nga Chiesa dhe i vetëm përballë portierit nuk zhgënjeu, duke çuar shifrat në 0-1.

Gjithsesi, Verona nuk e ndali ritmin dhe në minutën e 77-të u shpërblye për rastet e krijuara, teksa shënoi me anë të Barak, që shfrytëzoi një krosim perfekt të Lazovic. Dy minuta nga fundi Verona për pak sa nuk përmbysi gjithçka, me Lazovic që goditi traversën. Kështu, gjithçka u mbyll 1-1, me Juventusin që bën një hap fals.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here