Bellerin tek gjiganti i Serie A!

Hector Bellerin padyshim që është njëri prej mbrojtësve më të përfolur gjatë muajve të fundit në merkaton europiane pasi për shërbimet e tij kanë shfaqur interesim Barcelona dhe PSG mirëpo tani një mundësi është shfaqur edhe për Juventusin.

Andrea Pirlo ka shfaqur një interesim të madh për mbrojtësin spanjoll i cili ka një kontratë me Arsenalin që skadon në vitin 2023.

Kjo duket një mundësi e artë për Zonjën e Vjetër për të siguruar shërbimet e njërit prej mbrojtësve të djathtë më të mirë në Europë momentalisht.

Me një shpejtësi të jashtëzakonshme, ai do të ishte pikërisht lloji i përforcimit që po kërkojnë Biankonerët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here