Depay në Serie A, mirëpo Milan nuk e ka këtë ‘privilegj’!

Sulmuesi i Lyon, Memphis Depay është një emër shumë i kërkuar muajve të fundit dhe padyshim që do të jetë një temë e nxehtë gjatë kësaj vere.

Siç raporton Tuttosport, një interesim i ri është ngjallur në Itali por kësaj rradhe është Juventus që kërkon të sigurojë shërbimet e tij dhe jo Milan.

Deri më tani Zonja e Vjetër ishte e interesuar edhe për Arkadiusz Milik i cili është i huazuar tek Marseille nga Napoli por mesa duket holandezi mbetet dëshira e parë e Pirlos.

Depay këtë sezon është duke kaluar në një formë të shkëlqyeshme ku ka shënuar 15 gola në 27 paraqitje të bëra për francezët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here