Shaqiri pranë largimit nga Liverpool!

Xherdan Shaqiri me shumë mundësi gjatë kësaj vere do të kryejë largimin e tij përfundimtar nga skuadra e Liverpool, raporton kështu Football Insider.

Sulmuesi anësor me prejardhje nga Kosova ka edhe dy vite kontratë me The Reds mirëpo është i frustruar me minutat e pakta që ka pasur në këmbët e tij dhe për këtë arsye po kërkon largimin.

Shaqiri dëshiron të realizojë këtë largim gjatë kësaj vere dhe Liverpool është e gatshme ta lërë atë që të largohet nëse në drejtim të tij vjen një ofertë prej 25 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here