Liverpool ka mundur 2-0 Sheffield dhe është kthyer te fitorja në kampionat pas katër humbjesh radhazi.
Gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë, me të riun Cutris Jones që ka zhbllokuar takimin në minutën e 48-të.
Në moshën 20 vjeç e 29 ditë, Jones është bërë lojtari më i ri i Liverpool-it që shënon në një transfertë të Premier League pas Raheem Sterling në dhjetorin e 2014-ës (20 vjeç e 18 ditë).
Të Kuqtë kanë dyfishuar avantazhin në minutën e 64-të falë një autogoli të Bryan, që ka ardhur pas një aksioni të bukur individual të Firmino-s.
Ky ka qenë edhe goli numër 7.000 i Liverpool-it në kampionatin anglez, duke u bërë skuadra e dytë që e arrin këtë shifër, pas Everton-it (7.108 gola).
Skuadra e Klopp mban vendin e gjashtë në renditje me 43 pikë, ndërsa Sheffiled të fundit me 11 pikë.