Corentin Tolisso në Serie A, por jo tek Interi!

Corentino Tolisso drejt transferimit në Serie A, mirëpo jo tek Interi.

Mesfushori francez nuk bën pjesë në planet e Flick dhe në fund të sezonit do të largohet nga Bayerni.

Todo Fichajes, shkruan se Juventus është futur në garë për Tolisson dhe synojnë transferimin e tij në merkaton e verës.

Tolisso ka kontratë me Bavarezët deri në vitin 2022, ndërsa Biankonerët janë të gatshëm të ofrojnë 15 milionë eurove.

Juventus shihet si favorit për të siguruar shërbimet e Tolissos, pasiqë Inter është në krizë financiare dhe nuk po mendon për afrime të reja.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here