Revolucion te Juventus: Agnelli transferon tre yje për 150 milionë euro

Agnelli hap thesin, gati revolucioni tek Zonja e Vjetër!

Juventus është në krizë rezultatesh këtë sezon. Biankonerët renditen në pozitën e tretë në Serie A me dhjetë pikë më pak se Interi.

Skuadra e Pirlos gjithashtu rrezikon eleminimin nga Liga e Kampionëve, pasiqë në ndeshjen e parë u mposhtën nga Porto 2-1.

Problemi kryesorë i skuadrës këtë sezon është mesfusha, prandaj Agnelli nuk e ka ndërmend të kursehet dhe ka përgatitur 150 milionë euro për tre yje.

Calcio Mercato, shkruan se Juventus synon transferimin e Paul Pogba, Houssem Aouar dhe Manuel Locatellit.

Për të siguruar shërbimet e tyre Biankonerët do të shpenzojnë 150 milionë euro.

Me këtë treshe në skuadër, nuk ka dyshim se Juventusi do të jetë favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe Scudetton sezonin e ardhshëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here