Goditje surprizë, Erick Pulgar te gjiganti italian për 15 milionë euro

Erick Pulgar pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Erick Pulgar ka përfunduar në shënjestrën e Interit.

Neroaxurët e kanë piketuar 27-vjeçarin si pasuesin ideal të Arturo Vidal, pasiqë ky i fundit do të largohet nga Interi në fund të sezonit.

Pulgar po bën paraqitje të mira te Fiorentina këtë sezon dhe Viola kërkon 20 milionë euro për ta lënë të lirë.

Inter ka marrëdhënie të mira me agjentin e Pulgar, Fernando Felicevich, i cili është njëkohësisht edhe agjent i Vidal dhe Sanchez.

Neroaxurët do të tentojnë të ulin kërkesat e Fiorentinës dhe janë të gatshëm të ofrojnë 15 milionë euro.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here