Varane drejt largimit, Reali ka gjetur pasuesin

Real Madrid nuk ia ka mbyllur derën largimit të Raphael Varane.

Los Blancos janë të gatshëm ta lënë të lirë francezin të largohet nëse vjen oferta e duhur.

Portali i njohur spanjoll Todo Fichajes, raporton se Reali ka piketuar pasuesin e Varane dhe bëhet fjalë për Pau Torres.

Pau Torres po shkëlqen te Villarreali dhe interesim për të kanë shfaqur disa gjigantë europianë.

Vlera e Pau Torres në treg është 65 milionë euro, shifër aspak problematike për Realin, pasiqë Los Blancos do të arkëtojnë më së paku 50 milionë euro nga shitja e Varane.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here